Ylli Manjani , ish ministri i Drejtësisë, komenton se shkarkimi i zv/ministrit të Brendshëm, Ilir Marko nga kryeministri Rama është vepër penale.
Sipas tij, ministrat shkarkohen vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave dhe jo me vendim të kryeministrit. “Zv.Ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeministri! E.Rama ka braktisur detyrën duke konsumuar një kryevepër penale!”, shkruan ai.
Marko u shkarkua pas përplasjeve me ish ministrin Tahiri për shkarkimin e këtij të fundit dhe për përgjimet nga të huajt
Shfaq Komentet (0)