Krimi në familje trondit Vlorën! Sipas policisë dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhin dhe më pas edhe veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa policia sqaron se vrasje është kryer me armë gjahu në banesën e viktimës.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
NJOFTIMI I POLICISE
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)