18 janar 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë.
Telefonata / Përse avioni i tij u rrethua me ushtarë. Robertson, misteri i 30 minutave në Rinas
Pse shefi I NATO-s zbriti nga avionit i tij dy ditë më parë me 45 minuta vonesë. Çfarë i thanë në telefon në momentin kur takoi Arta Daden në pistë dhe pse kërkoi leje të rikthehej në avionin e tij… Çfarë e detyroi të qendrojë gjysmë ore i mbyllur në të dhe përse zbriti për herë të dytë kur një avion tjetër solli 30 ushtarë që rrethuan vendin. Për çfarë e lajmëruan Robertsonin dhe pse gjatë gjithë kohës 2 helikopterq patrullonin në ajër…
Lista e të pakënaqurve / Ja kush humbet nga pakti mes Nanos dhe Metës
Shtrëngimi I duarve mes nanos dhe Metës dhe më pas kompromisi që mendohet se arritën ka bërë të pakënaqur te të dyja palët. Shumë prej atyre që u rreshtuan përkrah kryetarit me idenë se do hynin në qeveri pot ë rrëzohej kryeministri, u zhgënjyen. Viktimat e këtij kompromisi mund të ndahen në tre kategori. Por humbësi më i madh duket se është Meidani.
Kryeministri socialist dhe kreu i opozitës përshëndeten te hotel “Tirana”
Berisha i shmanget Nanos, takon Metën
Atëherë kur dukej se Meta kishte pozita më të forta Brenda PS-së, Berisha përkrahu Nanon, ndërsa më pas kur Nano fitoi më shumë terren, Berisha u pozicionua më afër Metës.
Dokle: Partitë parlamentarë gati për Brukselin.
Nikollë Lesi: Jam deputet i demokristianëve.
Topalli: Mocion mosbesimi për kryeministrin Ilir Meta.
Limpreht te Berisha: Folëm për krizën.
Rusmajli: Presidenti të negociojë për krizën.