BOTA

Shifrat e Covid-19 në Itali/ Regjistrohen mbi 57 700 raste të reja, 349 vdekje në 24 orët e fundit

18:59 - 31.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 57.715 raste të reja me Covid-19 nga 478.314 testime të kryera (të dielën ka pasur 104.065 infeksione me 818.169 testime).




Norma e pozitivitetit rezultoi në 12.1%, nga 12.7% një ditë më parë. Nga autoritetet u raportuan 349 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 146,498. 108.493 njerëz u shëruan.

Janë 1584 persona në terapi intensive, 9 më pak se dje në bilancin mes hyrje-daljeve. Pranimet ditore janë 112. Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 19913 ose 296 më shumë se dje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.