LAJMI I FUNDIT

Berisha flet për deklaratat e Escobar: Nuk kam kërkuar që të më hiqet “non grata”, por di miq të mitë u është hequr

22:18 - 31.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka kërkuar që t’i hiqet masa “non grata” që i është vendosur nga Amerika.




Berisha beson se Amerika do ta korrigjojë këtë gabim, duke theksuar se njeh miq të tij, të cilët kanë qenë dhe më pas janë hequr nga lista e zezë.

Ai thotë se nëse Escobar ka prova dhe fakte, ato duhet t’i cojë në Gjykatën e Parisit, ose edhe t’i sjellë në organet e drejtësisë shqiptare siç është SPAK.

“E ftoj sot dhe çdo ditë zotin Escobar dhe cilindo tjetër që të heqë dorë nga memet, fakte kemi po nuk i themi, t’i çojnë në Gjykatën e Parisit, ose t’i çojnë në Kongresin e Jashtëm të SHBA, ose t’ua sjellin prokurorëve shqiptarë,  SPAK-ut, t’i çojnë ku të duan. Përderisa nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë, kjo përbën një akt politik të turpshëm që unë e kam denoncuar dhe e denoncoj me forcën më të madhe.

Unë kam besim se Amerika korrigjon gabime. Unë nuk kam kërkuar që të më hiqet kjo masë. Unë kam pasur disa oferta. E qartësoi DASH.

Unë nuk kam thënë në përgjithësi hiqe, por unë di miq të mi që e kanë pasur dhe u është hequr. Njerëz që kam qëndruar një ore në takim. Unë nuk kam thënë se në përgjithësi hiqe. Një ditë në debat dhashë si shembull 4 personalitete turke, sepse ishte bërë publike. Televizioni i Edi Ramës pyeste dhe përgënjeshtrohej gjoja me një akt vulgar se pse ka thënë Thesari dhe nuk ka thënë DASH”, tha Berisha për “Syri TV”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.