LAJMI I FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidentit Meta: Asnjë gjyqtar nuk do të japë dorëheqjen!

12:57 - 01.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit të Presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e trupës së gjyqtareve. Gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje.




Kushtetuesja është shprehur se kërkesa e kreut të shtetit për gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Marsida Xhaferrllarin, është haptazi e pabazuar.

Gjykata Kushtetuese-shkarkimi Presidentit-seanca-Vitore-Tusha

Pasi përfaqësuesi ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese duke argumentuar se nuk janë të paanshëm Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim.

Dervishaj po ashtu është shprehur se Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo duhet të japin dorëheqjen pasi kanë konflikt interesi për këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.