![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Selia blu i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha. Në deklaratën zyrtare të PD, thuhet se kandidatët e Shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë kurrë demokratët. “Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të perfaqësojne kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të perdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n.
Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD. Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një komunikim për media para se të hynte në seancë plenare, Berisha tha se kandidatët e Bashës nuk kanë asgjë me anëtarësinë e Partisë Demokratike.
“Kam koment të përgjithshëm që ata janë faktikisht kandidatë të Lul Bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe të paraqitur para jush tre ditë më parë”, tha Berisha. I pyetur mbi deklaratat e bëra një ditë më parë nga Basha se “Beteja e Berishës është bërë për t’i dorëzuar PD-në Ilir Metës”, ish-kryeministri deklaroi se “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? A mund t’i përgjigjesh njeriut që u servir jo 7 herë 7 =42, por ju servir 1958-ën për 5004, dhe që jeton si në bunker? Nuk mund të ketë përgjigje për të”.