LAJMI I FUNDIT

Balla me gratë në Lushnje: Saliu e Iliri duan votat për t’jua kundërvënë SHBA. Luli është në gjumë, ka hallet e veta

13:28 - 05.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një takim me gratë e vajzat në Lushnje, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, prezantoi Eriselda Sefën si kandidate të Bashkisë së Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.




 

“Kemi një shans historik që në krye të Bashkisë Lushnje të kemi një vajzë, që mendoj është gjeja e duhur, pasi kemi dështuar me shumë burra në krye të bashkisë.

T’ju them të drejtën, nuk jam i kënaqur me gjërat që gjeta në Lushnje. Lushnja meriton më shumë, ua kam thënë Ramës e ministrave.

 

Po e nis me qytetin, ishte e papranueshme gjendja që gjeta atë që quhej përroi i Lushnjes, të kalojë një përrua me atë gjendje nuk ishte e pranueshme.

I kam vënë vetes synim që Krishtlindja ta gjejë të mbaruar. Për një vit do të jemi prap në zgjedhje, ndaj qytetarët nuk harrojnë, ia kam thënë lali Erit, që do e bëjmë më të bukur se Lana, që gratë me fëmijë, pensionistët të përdorin edhe gjelbërimin në krah të saj.

 

E përmenda këtë sepse është një prej plagëve, por janë edhe shumë të tjera. Duhet t’u japim mundësinë qytetarëve që të ndërlidhet me një rrugë siç i ka hije, e të shohësh gjithë horizontin deri në det. Projekti më i madh do të jetë rehabilitimi i pallatave në Lushnje. Kemi menduar që me të vënë në punë pjesën e këtyre projekteve, të kalojmë edhe këtë. Ndryshimi më thelbësor do të jetë qasja te pastrimi i qytetit.

Do jetë një gjë tjetër këtej e tutje. Ndryshim thelbësor. Kam pasur mundësi të vi në Lushnje që kur isha shumë i vogël, 10 vjeç, binte në sy Lushnja e pastër, e gjelbëruar me lule, që ne do ia kthjemë këtë pjesë. Lushnja do jetë qytet me lule në cdo cep. Kështu e konceptoj rolin e deputetëve, nuk jemi vetëm për fjalime në parlament. Duhet të sigurojmë sa më shumë mbështetje për të. Garancia më e madhe për Eriseldën është mbështetja e kryeministrit.

 

Një kryetar bashkie pa mbështetjen e kryeministrit… Rama i vuri vulën kandidimit të Eriseldës. Në Fier jemi barazim, 3 gra e 3 burra me Eriseldën që prej 7 marsit do jetë kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjes. Me mbështetjen e Ramës, edhe bashkia edhe qeveria.  Në shkodër do fitojmë, është shembulli më kuptimplotë që duke u shndërruar në një bunker të Berishës, ku ka hyrë edhe Meta brenda, nuk iu shërbye qytetarëve.

 

Duhet të vazhdojmë projektet për kopshtet, çerdhet, kam nisur të inspektoj vetë. Dje isha në Bubullimë, ku nuk jam i kënaqu për gjendjen në qendrën shëndetësore. Ishin një staf i mrekullueshëm, 10 vajza që punonin përtej orarit, por ato meritojnë të punojnë në një mjedis si një vend i BE. I gjithë ekipi pranë Eriseldës duhet ta ndjejë e ta dojë Lushnjen. Nuk e ka dashur sa duhet Lushnjes gjithkush që ka qenë deri tani. Po mos ishte Lushnja, nuk do ishte mbrojtur as territorialiteti i Shqipërisë, nuk do të ishim ne, parlamenti i parë u ngrit këtu. Lushnja ende nuk ka marrë vlerën që i takon. Është koha e duhur t’i japim Lushnjes vendin që i takon. Nuk kemi kohë për eksperimente.

 

Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Luli që fle gjumë s’kanë cfarë i japin këtij qyteti. Duhet të flasim edhe me demokratët. Duhet të jemi një ekip, ndaj ju kërkoj trokisni në cdo derë. Në 6 mars duhet të kemi një votë shumë më të madhe se herët e tjera, që unë ta kem zërin më të fortë për të kërkuar më shume te Rama. Ta shndërrojmë Lushnjen në një qytet lulesh sic i ka pas hije Lushnjes. Saliu e Luli kanë hallet e veta ne s’kemi punë me ta. Saliu i do votat për t’jua kundërvënë SHBA bashkë me Ilirin, Luli i do votat për t’ju kundërvënë Saliut, ne për t’i shërbyer qytetit. Tani dallimi besoj është mëse i qartë. ’ u shpreh Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.