LAJMI I FUNDIT

MANIPULIMI I PROVAVE/ Presidenca publikon sot përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese

09:07 - 08.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenca do të publikojë sot përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë u tërhoq për vendim dhe brenda 30 ditëve pritet të publikojë vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.




Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook thotë se për shkak të manipulimit të provave nga ana e Kuvendit u bë e pamundur transparenca e plotë që ditën e djeshme.

“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese. Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje”, shkruan Tedi Blushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.