![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve të saj për 6 bashkitë për zgjedhjet vendore të 6 marsit.
Selia blu ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e Indrit Sefës si kandidat për bashkinë e Lushnjes, Luan Hotin për Durrësin, Xhemal Bushatin për Shkodrën, Ferdinand Saraçin për Rrogozhinën, Luan Hakën për Dibrën dhe Ymer Markun për Vorën.
Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ka dorëzuar dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit.
Postimi i Marash Logut:
Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit: Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, #LuanHoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë.