![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Sot është mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Në listën e dëshmitarëve e para pritet që të ridëshmojë Administratorja e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Ariola Kodra.
Kjo është hera e dytë që znj. Kodra thirret të japë dëshminë Komisionin Hetimor pas dëshmisë së saj të parë dhënë me Datë 14.02.2022.
Dhe rithirrjes së saj ditën e premte në Datë 18.02.2022, por që sikurse u deklarua në mbledhjen e kaluar, Posta Speciale e Kuvendit nuk ka arritur ta gjejë dëshmitaren pasi ajo nuk është gjetur në Inceneratoritn e Tiranës dhe as në kontaktet e lëna.
Pas afatit 48 orë, lënë nga thirrja e fundit, kjo e sotmja është thirrja e tretë e dëshmitares.
Në rast mosparaqitje në komision për të dhënë dëshminë e saj, sipas ligjit, lind e drejta e shoqërimit me forcë nga Policia e Shtetit, po kështu Komisioni Hetimor ka te gjithë tagrin e një procesi penal.
Kujtojmë që në të parën dëshmi, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka njohur znj. Kodra se në rast dëshmie të rremë dënohet me 6 vite heqje lirie.
Ndërkohë që gjatë dëshmisë së mëhershme administratorja është shprehur se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.
Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, zonja Kodra ka deklaruar se financimi është tërësisht privat duke theksuar se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, pa dhënë shifrën e kredisë së marrë pasi nuk i kujtoheshin.
Ndërkohë që kryetarja e komisionit e ka vënë përpara fakteve ku rezulton se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë kapital të vetëm.
Po gjatë marrjes në pyetjes administratorja e kompanisë zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut dhe se nuk mbante mend takimin e fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.