![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mes Jorida Tabakut dhe Erion Veliajt ka pasur një debat të tensionuar në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Në njërën anë, Jorida Tabaku ka kërkuar nga Veliaj se përse dërgohen dherat e ndërtuesve në inceneratorin e Tiranës, ndërsa në anën tjetër Veliaj që i thotë se ajo ka konflikt interesi pasi familja e saj po ndërton tek Fusha e Aviacionit.
Erion Veliaj: Lulzim Basha me kunatin krijuan kompani si t’i merrnin kanoçe robve.
Jorida Tabaku: Për “dherat” çfarë vendimi ke nga Këshilli Bashkiak?
Erion Veliaj: Ne çdo pastrim e bëjmë 30% më pak se Luli. Je edhe ndërtuese të djeg edhe për dherat, je edhe shpifse!
Jorida Tabaku: Pse i ke shtuar 45 milion euro inceneratorëve? Nuk ka lidhje bashkia e tiranës me… Ke konflikt interesi, je ndërtuese.
(Jorida Tabaku ndërhyn duke mohuar lejet e ndërtimit të familjes së saj)
Erion Veliaj: Pse moj xhan nxehesh? Apo se xhaxhai jot po bën pallat? Se po ndërtojnë familjarët e tu te Fusha e Aviacionit. Ke zhvillim te Fusha e Aviacionit, ku familja juaj është… ke konflikt interesi.
Jorida Tabaku: Pse i keni dhënë punë koncensionarit të Tiranës 45 milion euro?
Erion Veliaj: Nuk do të hyj në hak, të kam dhënë leje ndërtimi, je përfituese.
Jorida Tabaku: Ke blerë çdokënd në këtë vend, mua nuk më blen dot. Ku e e ke vendimin e këshillit Bashkiak për 45 milion euro për koncensionarin?