![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pushtimi i Ukrainës, Presidenti amerikan Joe Biden thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për të diskutuar rreth Ukrainës, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Me herët shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke komentuar situatën në Ukrainë, ka thënë se ky është moment i rëndë për sigurinë në Evropë.
“Ne kemi një luftë në Evropë, të shkallës dhe llojit që kemi menduar se i përkiste historisë”.
Ai ka thënë se ka përfunduar një takim me zyrtarë të NATO-s dhe një listë të gjatë të shteteve që janë pajtuar për të mbajtur konsultime urgjente.
Stoltenberg ka thënë se sulmi “i pajustifikuar dhe i paprovokuar” ndaj Ukrainës është duke vënë në rrezik jetët e shumë njerëzve.