Ervin Salianji, deputeti i PD-së, ka marrë nën mbrojtje kryetarin Basha duke u dhënë një përgjigje kritikëve të tij që përmendin kunatin dhe gruan e kryedemokratit.
Pak më parë, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë akuzuar fort se Basha vendimet për PDnë i merr me kunatin dhe bashkëshorten, të cilët sipas tyre kanë zyra në PD. Mirëpo, Salianji mendon se ky argument është monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit.
“Lulzim Basha ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe e ka marre pergjegjesine per zgjedhjet. Cdo deputet, Ishdeputet, drejtues partie, ishdrejtues te larte te administrates ka pergjegjesi per zgjedhjet!
Se sa dhe se si do ta vleresojne me vote anetaret e PDse dhe po ashtu analiza e plote ne cdo seksion te Partise Demokratike. Ndersa duhet te kishte argument per menyren e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndertohen konspiracione dhe akoma me keq i behet biografia e familjes si ne monizem, ky eshte mjerim politik, mungese argumenti dhe shkretim i mendimit perveçse deshperim i papermbajtur personal!”, shkruan ai.