Kryesore

“Po tjetërsohet historia!”/ Protestë te “Sheshi i Flamurit”. Vlora kundër projektit, kërkohet transparencë për fondet

21:20 - 07.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarë të Vlorës dhe shoqëria civile u mblodhën të enjten përsëri në protestë.  Ky ishte tubimi i dytë i zhvilluar në Vlorë pas asaj të ditës së diel zhvilluar në “Sheshin e Flamurit”.




Protesta u zhvillua kundër projektit në sheshin e flamurit, pasi sipas qytetarëve po tjetërsohet historia.  Nga ana e qytetarëve, në protestë po kërkohet transparencë për projektin dhe transparencë për fondet publike.

“Projekti për sheshin po rrënon historinë”

Edhe të dielën kundër projektit të sheshit të flamurit në qytet, një grup qytetarësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Vlorë ka protestuar. Protesta është thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt.

Nuk kanë munguar në protestë edhe qytetarë nga qytete të tjera të vendit kundër tjetërsimit që sipas tyre po i bëhet sheshit historik të flamurit.

Sipas qytetarëve, projekti në këtë shesh po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës por edhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Në protestë është kërkuar transparencë mbi projektin dhe fondet e investimit në këtë projekt por mbi të gjitha mbi faktin se në këtë shesh po rrënohet historia e qytetit të pavarësisë por edhe e gjithë shqiptarëve.

Nga protestuesit është kërkuar që protestat të vijojnë deri në kthimin në identitet të sheshit dhe shembjen e atyre objekteve të ndërtuara në shesh. Një tjetër protestë është thirrur për në datë 7 prill.

Domethënia e “Sheshit të Flamurit”

Më 28 Nëntor 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, dhe u ngrit flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare. Sheshi i Flamurit, është vendi ku përvit përkujtohet kjo ngjarje e shënuar, falë Monumentit të Pavarësisë në qendër të sheshit, si dhe prezencës së plot objekteve që janë dëshmi e historisë.

Në Sheshin e Flamurit ndodhet dhe Shtiza e Flamurit, një piedestal i dekoruar me datën e pavarësisë dhe shqiponjën kombëtare. Nëse gjendeni në shesh, nuk mund të mos bëni dhe një ndalesë në varrin e Ismail Qemalit, që ndodhet pas Shtizës së Flamurit brenda lulishtes aty pranë. Një kurorë me lule apo një kujtim simbolik në nder të babait të kombit shqiptar do të ishte mënyra e duhur për të nderuar figurën e Qemalit.

“Foltorexhinjtë e Vlorës nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë. Ai thotë se “foltorexhinjtë e Vlorës nuk dinë dhe as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.

Rama shkruan me ironi se “nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”. Më tej ai thekson se Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kush e heq shkrimin,do ta paguaj shume shtrenjte, ketu tregohet edhe nje here urejtja e mafias qe ka per njerezite qe duan vendin e tyre.

    Përgjigju ↓