![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Florian Marku, i cili ka bërë debutimin në boksin profesionist vetëm në dhjetor të vitit 2018, po konsiderohet si një ndër boksierët me më shumë përfitime nga ndeshjet e tij.
Marku, së fundmi triumfoi ndaj Chris Jenkins, ndërkohë pas ndeshjes kërkoi një duel me boksierin e famshëm britanik, Amir Khan.
Sipas faqes së mirënjohur “PeopleAI”, Florian Marku thuhet se ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë.
Marku ka premtuar që ndeshja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, ëndrra e tij e madhe është të jetë në “Air Albania”.
Pas pak ditësh, Marku pritet të zbulojë kundërshtarin e tij të radhës, datën e saktë të ndeshjes si dhe vendin ku do të zhvillohet.
Gjithashtu, Marku ka premtuar që njërën nga ndeshjet e tij do ta zhvillojë në Kosovë, pasi shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetur atë që nga fillimi i karrierës.