LAJMI I FUNDIT

Përplasja horror nga “G Class-i” në Tiranë/ Çifti del nga reanimacioni, do të mbahen nën mbikëqyrje në një dhomë

21:31 - 09.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në Tiranë, Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga reanimacioni.




Mwsohet se gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar. Nga sa mësohet 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë të thyera si pasojë e përplasjes ndërsa bashkëshortja e tij 43-vjeçare është koshiente dhe ka reaguar. Megjithatë edhe ajo ka pësuar disa dëmtime në trup.

Mjekët thonë se çifti e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe tashmë do të mbahen nën mbikëqyrje në një dhomë, ku do t’u dërgohet edhe foshnja e tyre 3-muajshe e cila për fat të mirë pësoi dëmtime shumë të lehta pas përplasjes.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Çifti po ecnin bashkë me karrocën e fëmijës, te vijat e bardha, por u përplasën nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani i cili u fut me semafor të kuq teksa ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.