LAJMI I FUNDIT

LIVE Frankfurt-Rejnxhërs/ Starton finalja e Ligës së Europës, skuadrat në kërkim të lavdisë

21:14 - 18.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Liga e Europës luan sfidën e fundit të këtij sezoni, me finalen e madhe që do të zhvillohet në Sevilje të Spanjës. Aintrahti i Frankfurtit dhe Gllazgou Rejnxhërs janë dy skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën për trofeun e dytë nga rëndësia në Europë për klube.

Gjermanë kaluan disa sprova të vështira duke eliminuar Real Betisin, më pas Barcelonën pretendente dhe në gjysmëfinale Uest Hemin.




Nga ana tjetër, skocezët eliminuan një tjetër pretendent si Dortmundi në fillim, më pas Crvena Zvezdën, Bragën dhe Lajpcigun.

Sfida pritet të dhurojë emocione të shumta, me një numër të lart tifozësh që kanë udhëtuar nga Gjermania e Skocia për në Spanjë për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës në këtë finale të rëndësishme.

REZULTATI LIVE:

A. FRANKFURT 0-0 G. REJNXHËRS

KOMENTI LIVE:

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

AINTRAHT FRANKFURT: Trap, N’Dika, Sou, Kostiç, Kamada, Rod, Ture, Borre, Lindstrom, Tuta, Nauf.

GLLAZGOU REJNXHËRS: MekGregor, Tavernier, Basej, Lundstram, Goldson, Xhek, Kent, Aribo, Kamara, Rajt, Barisiç.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.