![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Për herë të parë do të jepet sot në ‘Air Albania’ në Tiranë, të cilën do ta ngrejë një nga dy ekipet finalist, Roma ose Feyenoord. Por i dini detajet e trofeut të UEFA Europa Conference League! Vetë konfederata evropiane e futbollit i ka bërë të ditura përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kupa peshon 11 kg, është 57,5 cm e gjatë dhe përmban 32 shufra gjashtëkëndore që shtrihen lart nga baza e tij”, sqaron UEFA.
Shufrat përfaqësojnë çdo skuadër në fazën e grupeve të kompeticionit forma e lakuar e shtyllave është frymëzuar nga fluturimi i një topi drejt portës, momenti i suspansës maksimale për tifozët.
Baza dhe pjesa e sipërme janë prej bronzi të lyer me dorë me një efekt çeliku të galvanizuar mat, ndërsa prizat kanë një përfundim argjendi me shkëlqim. Kupa është projektuar nga studio londineze Pentagram.