AKTUALITET

Van Persie flet nga Tirana: Feyenoord ka stil unik loje, të gjithë e dinë se si luan Mourinho

14:33 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda holandeze Robin Van Persie dhe ish-kapiteni i Feyenoord-it ka zbarkuar në Tiranë qysh ditën e djeshme, teksa do ta nxjekë në “Arena Kombëtare” finalen e “Conference League”. Një nga sulmuesit më të mirë që ka nxjerrë Holanda ka folur për ESPN përpara finales që do të startojë sonte, prej orës 21:00, në kryeqytetin shqiptar:




“Feyenoord ka një stil unik, super dinamik të lojës. Dua t’i përgëzoj djemtë që punuan për ta arritur këtë rezultat. Janë 16-17 djem, që kanë luajtur shumë këtë sezon. Të kesh kaq lojtarë që luajnë kaq intensivisht çdo tri ose katër ditë për një sezon të tërë është vërtet shumë e veçantë. Nuk ishte aq ekstreme në kohën time.

Unë e kam takuar Mourinhon gjatë viteve. Kam parë shumë ndeshje të Romës dhe kuptoj se mbështetet te kundërsulmi. Roma, gjithashtu ka lojtarë të mirë në sulm. Abrahami pati një sezon të mrekullueshëm.

Mourinho është padyshim një trajner me super përvojë dhe të gjithë e dinë stilin e tij të lojës, por unë jam shumë i lumtur që Feyenoord ka stilin e tij. Parashikimi për finalen e Tiranës? Unë kam vërtet një ndjenjë të mirë për këtë ndeshje, pres që Feyenoord-i të fitojë 2-1”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.