AKTUALITET

Vazhdon festa në qendër të Tiranës, tifozët holandezë sfidojnë vapën (VIDEO)

15:01 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me birra në dorë, djem gjysmë të zhveshur, atmosfera në Tiranë është shumë festive, kur na ndajnë dhe pak orë nga finalja e madhe Europiane e Conference League. Gazeta Shqiptare sjell dy video e cila tregon tifozët e Feyenoord duke kërcuar dhe kënduar pramnë Parkut Rinia.




800 të ftuar VIP të UEFA-s, rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur, për të ndjekur ndeshjen finale të UEFA Conference League. Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme. Edhe Kryeministri Rama do të jetë në stadium. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë akredituar më shumë se 300 gazetarë që do të komentojnë këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.