SARANDË- Një aksident fatal është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë. Një nga mjetet i cili shërben për të shtruar asfaltin ka humbur kontrollin me shpejtësi dhe është lëshuar në një dishezë duke u përplasur me një mjet në ecje. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Turizëm- Kanali i Cukes”.
Goditja ka qenë mjaft e fortë dhe mjeti jo vetëm që ka pasur dëme masive por është kthyer 90 gradë në mes të rrugës.
Për fat të mirë, rulit i ka prerë rrugën mjeti duke i parandaluar në këtë mënyrë dëme tek civilët nëse do të vazhdonte më tej.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.
Shfaq Komentet (0)