Këshilli i Partisë Demokratike ka mbajtur të shtunën zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë. Paraprakisht, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka firmosur manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje. Në orën 11.00, u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku si pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesisë së PD-së.
Sipas axhendës fjalën e mori Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.
Pas fjalimeve nisi dhe votimi. Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garuan sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 u7 zgjodhën.
Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa Gazeta Shqiptare edhe emrat të cilët janë votuar.
Nga anëtarët gra të kryesisë bie në sy rikthimi i Jozefina Topallit, ish-kryetares së Kuvendit. Një emër tjetër është ajo e Ina Zhupës.
Ndërsa nga burrat, i pari renditet Belind Këlliçi, i cili ka marrë edhe më shumë vota. Në përzgjedhjen e burrave vihet re edhe Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratikë.
Nga gratë hyjnë:
- Fatbardha Kadiu
- Ina Zhupa
- Jozefina Topalli
- Edith Harxhi
- Mimoza Hajdarmataj
- Eleni Qirici
Nga burrat hyjnë:
- Belind Këlliçi
- Flamur Noka
- Oerd Bylykbashi
- Ervin Minarolli
- Luciano Boci
- Agron Shehaj
- Luan Baci
- Grigerls Muçollari
- Gent Strazimir
- Enno Bozdo
- Keltis Kruja
- Arben Rustani
- Aldo Bumci
- Florion Mima