Vazhdojnë përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve tek Kombëtarja, ka pasur disa ndryshime tek emrat që kanë marrë pjesë në stërvitjen e ditës së sotme.
Elhan Kastrati është mungesa e kësaj dite, me mesfushorin i cili po zgjidh disa çështje porceduriale që lidhen me pasaportën, me vendin e tij që në stërvitjen e sotme e ka zënë portieri i Kombëtares U-21, Angelo Tafas.
Roshi ka vazhduar të stërvitet veçmas nga skuadra për shkak të problemeve fizike që futbollisti ka shfaqur, por pritet që 31-vjeçari të jetë i gatshëm për sfidat e radhës.
Kombëtarja është ende në pritje të Vrionit dhe Brojës, i cili është i infektuar me Covid-19, me 2 sulmuesit që priten t’i bashkohen skuadrës në ditët e ardhshme. /panoramasport
Shfaq Komentet (0)