LAJMI I FUNDIT

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vjen nesër në Tiranë, ja arsyeja

22:25 - 11.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomas Bah, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), do të vijë nesër në Tiranë në një vizitë që konsiston në inaugurimin e zyrave të reja të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në ambientet e Parkut Olimpik.




Një projekt i KOKSH-it, i miratuar nga IOC. Bah vjen në Tiranë me ftesë të presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli, ndërsa në ceremoninë e inaugurimit do të jetë gjithashtu edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ceremonia do të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 11:00.

Kjo është vizita e parë e Bah në vendin tonë, ndërsa hera e fundit që një president i IOC ka qenë në Shqipëri, daton në vitin 1995, me vizitën e Juan Antonio Samaranch.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.