LAJMI I FUNDIT

Gjyqtari i njohur dhunohet barbarisht pasi dha kartonin e dytë të verdhë, humb jetën!

12:50 - 14.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akt barbar ndaj një gjyqtari futbolli në El Salvador. Federata e futbollit të këtij vendi la lëshuar një deklaratë mbi vdekjen e José Arnoldo Amaya fundjavën e kaluar pasi u dhunuar brutalisht nga “pseudo-tifozët dhe lojtarët” gjatë një ndeshjeje amatore të luajtur në stadiumin “Toluca” në San Salvador.




“Ne si Federatë dënojmë më forcë të gjitha aktet e dhunës që po krijohen në ambiente të ndryshme sportive në vend”, lexohet mes rreshtash në këtë deklaratë.

Arnoldo Amaya, arbitër me 20 vite përvojë, por vendoste drejtësi në një ndeshje që po luhej në lagjen Miramonte, në San Salvador.

Gjithçka precipitoi pas një vendimi të arbitrit për të ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë një lojtar, duke nxitur reagimin e dhunshëm të lojtarëve të skuadrës së ndëshkuar dhe të tifozëve.

Fundi për drejtuesin e ndeshjes ishte i dhimbshëm. Goditjet e shumta i shkaktuan hemorragji të brendshme e për pasojë ndërroi jetë në spital Zacamil, ku ishte transferuar pas ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.