LAJMI I FUNDIT

Piktura murale/ Mourinho- Guardiola puthen mes tyre si dhe disa mbishkrime në Barcelonë

18:21 - 14.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mural (grafiti) gjigant me temë futbolli është projektuar në Barcelonë me rastin e festivalit muzikor Primavera.




Murali përshkruan Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolën duke u puthur dhe sipër ka një mesazh në rusisht që thotë:

“Zoti (Zoti më bekoftë) më ndihmo të fitoj”.

Murali është frymëzuar nga imazhi i ish-udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnev dhe ish-homologut të tij në Republikën Demokratike Gjermane Erich Honecker në Murin e Berlinit.

Dy burrat ishin puthur në gojë dhe historia e klasifikoi këtë puthje si “puthja vëllazërore e socializmit”. Fotoja është realizuar në vitin 1979 gjatë ngjarjeve për 30 vitet e Republikës Demokratike Gjermane.

Në vitin 1989, pas rënies së Murit të Berlinit, artisti sovjetik Dmitry Brambel pikturoi mbishkrime me këtë imazh në një mur në anën lindore të Berlinit.

Brezhnev dhe Honecker ishin në të njëjtën anë të historisë, por Mourinho dhe Guardiola kanë vetëm marrëdhënie vëllazërore dhe ata thjesht i bashkon futbolli, por jo filozofia e tyre për të.

Vepra e artit në Barcelonë u shfaq fillimisht mes Ada Colau, kryetare e bashkisë së Barcelonës dhe Isabel Diaz Ayuso, presidente e Komunitetit të Madridit, në një puthje pasionante si reflektim i dashurisë mes dy qyteteve.

Megjithatë, dy figurat u zëvendësuan më vonë nga Guardiola dhe Mourinho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.