EKONOMI

Elon Musk dhe Tesla paditen për “skemën piramidale” me Dogecoin

11:53 - 17.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

CEO i Tesla akuzohet për manipulim të kriptomonedhës. Elon Musk u padit për 258 miliardë dollarë të enjten nga një investitor i Dogecoin, i cili e akuzoi atë si drejtues të një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën.
Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX për shantazh për reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, vetëm për ta lënë çmimin të bjerë më pas.




“Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë dhe sërish e promovuan Dogecoin për të përfituar nga tregu” thuhej në ankesë. “Musk përdori reputacionin e tij si njeriu më i pasur në botë për të manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim.”

Ankesa gjithashtu përfshin komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.

Tesla, SpaceX dhe një avokat i Musk nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Bitcoin: Pse po bie kriptomonedha më e madhe?

Një avokat i personit që ka depozituar padinë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment se çfarë provash specifike ka ose pret të ketë klienti i tij që vërtetojnë se Dogecoin është i pavlefshëm dhe të pandehurit drejtuan një skemë piramidale.

Johnson po kërkon dëmshpërblim me vlerë trefishi i rënies prej 86 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të Dogecoin që nga maji 2021.

Ai gjithashtu dëshiron të bllokojë Musk dhe kompanitë e tij që të promovojnë Dogecoin dhe një gjykatës të deklarojë se tregtimi i Dogecoin është kumar, sipas ligjit federal dhe të Nju Jorkut.

Tesla në shkurt 2021 tha se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe për një kohë të shkurtër e pranoi atë si pagesë për automjetet.

Dogecoin tregtohej me rreth 5.8 cent të enjten, nga kulmi i majit 2021 prej rreth 74 cent.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.