![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pas publikimit të lajmit për vetëhelmimin e studentes 19-vjeçare nga Lushnja Arjola M, ka reaguar dhe senati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Sipas të dhënave të marra nga sekretaria e universitetit rezulton që studentja Arjola.M është kaluese dhe me mesatare të lartë.
Reagimi i senatorit Shpëtim Hala
“Dje nga mediat dhe portalet online, mësova me dhimbje humbjen e jetës së studentes Arjola Muça nga Lushnja. Në radhë të parë dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, familjarëve dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, në emrin tim personal si anëtar i senatit Akademik të Universitetit Aleksandër Xhuvani dhe në emër të të gjithë studentëve të këtij universiteti.
Arjola u nda nga ne përgjithmonë dhe dhimbja është e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por për të gjithë ne.
Në media humbja e jetës së Arjolës i është aluduar provimeve të ngelura. Pasi u njoha me fatkeqësinë, në cilësinë e përfaqësuesit të studentëve në senatin akademik, u interesova për provimet e studentes nga Lushnja.
Pasi mora informacionin e nevojshëm mbi studenten e vitit të parë dega Financë-Kontabilitet, Arjola Muça, rezulton se i ka marrë të tre provimet e dhëna me një mesatare 8. Edhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia familjes. U prefsh në paqje Arjola.
Senatori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Shpëtim Hala”