![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ukraina do të fillojë tërheqjen e forcave të saj paqeruajtëse nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë.
Kontingjenti ukrainas aktualisht ka 40 ushtarë në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, ndërsa numri i përgjithshëm i ushtarëve në atë mision është 3800.
Kujtojmë se në muajin mars presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka dhënë urdhër që të gjithë misionet të kthehen në atdhe, për të ndihmuar në luftën me Rusinë.
Tërheqja e trupave nga Kosova po bëhet pikërisht në zbatim të këtij urdhri, i cili është dekretuar më 7 mars.
“Kthimi i kontigjentit kombëtar do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes së tyre në misionin e KFOR-it”, thuhet në komentin e RBK-Ukrainë nga komanda e ushtrisë ukrainase.
Shfaq Komentet (0)