BOTA

Kievi tërheq forcat paqeruajtëse nga KFOR-i, ushtria ukrainase: Ndërprerje e përkohshme e pjesëmarrjes së tyre në mision

19:33 - 03.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ukraina do të fillojë tërheqjen e forcave të saj paqeruajtëse nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë.




Kontingjenti ukrainas aktualisht ka 40 ushtarë në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, ndërsa numri i përgjithshëm i ushtarëve në atë mision është 3800.

Kujtojmë se në muajin mars presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka dhënë urdhër që të gjithë misionet të kthehen në atdhe, për të ndihmuar në luftën me Rusinë.

Tërheqja e trupave nga Kosova po bëhet pikërisht në zbatim të këtij urdhri, i cili është dekretuar më 7 mars.

“Kthimi i kontigjentit kombëtar do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes së tyre në misionin e KFOR-it”, thuhet në komentin e RBK-Ukrainë nga komanda e ushtrisë ukrainase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.