Kronikë

Tiranë/ Vodhën rreth 8 mijë euro në vendin e punës, arrestohet e reja! Në kërkim një 42-vjeçar

14:07 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjëse e një pike të këmbimit valutor, me iniciale B. Sh., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, është vënë në pranga për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim këtë të mërkurë.




Policia bën me dije se përveç punonjësesë së mësipërme, u shpall në kërkim qyettari me iniciale Y. K., 42 vjeç, banues në Fier.

Sipas informacioneve të lëshara nga autoritetet, B. Sh. ishte e punësuar në një subjekt këmbimi valutor, në pronësi të shtetases D. K. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se gjatë javës së fundit të muajit korrik, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin Y. K., ka vjedhur 900.000 lekë të reja në këtë subjekt.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Valuta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte e punësuar, vihet në pranga 34-vjeçarja. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases:

– B. Sh., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Y. K., 42 vjeç, banues në Fier.

Punohet për kapjen e shtetasit Y. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.