Një banesë në fshatin Mbolan në Berat është përfshirë nga flakët. Sipas News24, shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë “rrufeja”, ndërsa mësohet se në te jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi.
Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.
Mësohet se zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga sirtarët e dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë euro.
Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Ajazi. Artani me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.