Partia e Lirisë publikon sot fakte te reja ne lidhje me skandalin e vjedhjes përmes inceneratoreve.
Deputeti i PL-se, Petrit Vasili tha se me veprimet e tij ne këtë skeme mashtrimi përfshihet dhe kryeministri Edi Rama.
“Jemi këtu për të zbërthyer fije fije vjedhjen e korrupsionin e pashembullt për inceneratorët, fakte të reja tepër të rënda, shumë kompromentuese që kanë pjesë të të gjithë aferës përveç koncensionarëve dihet që janë klientë të qeverisë, si është ministria deri kryeministri me veprimet e tij bëhet pjesë e këtij mashtrimi shto dhe raportet me bankat, pengjet si lihet prona private, një çështje shumë e koklavitur me shumë fije, njëra më kompromentuese se sa tjetra.”, tha Vasili.
Shfaq Komentet (0)