![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Legia e Varshavës, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, luajti ditën e djeshme ndaj Astanës në takimin e vlefshëm për turin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Në fillimin e ndeshjes, tifozët polakë hapën një koreografi tronditëse në kujtim të 160 mijë viktimave duke përfshirë këtu edhe shumë fëmijë, të cilët u vranë gjatë periudhës nga 1 gushti deri në 2 tetor të vitit 1944, në kryengritjen kundër pushtimit të qytetit nga gjermanët, shkruan PanoramaSport.
Në banderolën e hapur nga tifozët shikohet qartë një ushtar nazist, pa fytyrë, i cili i drejton pistoletën në kokë një fëmije, që mban një kepele me flamurin polak. Përpara fillimit të ndeshjes u mbajt dhe një minutë heshtje nga të dyja skuadrat, ndërsa një këngë patriotike u vendos në stadium.