![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ilir Meta në konferencën për shtyp të ditës së sotme theksoi se projekti për aktivizimin e Amnistisë Fiskale mund të godiste ekonominë e ndershme dhe biznesin e rregullt.
Meta përmendi kritikat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për këtë iniciativë. Sipas Metës ky projekt do të kriminalizonte ekonominë shqiptare dhe do të minonte rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pjesë nga fjala e Metës
“U tha qartë nga përfaqësuesit e FMN që mund të konsiderohet si një kartë për dalje nga burgu pra nga ndjekja penale për gjithë shmangësit e mëdhenj të taksave se përfshin një falje të konsiderueshme të evazionit. Synon dhënien e iminutetit efektiv nga ndjekja penale sa i takon burimit të fondeve që do amnistohehshin.
Jo vetëm kaq por dhe se ne nuk kemi ende në admninistratë tatimore moderne, të mirë informuar, e duhet një kornizë efektive ligjore për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Përveç këtyre shqetësimeve nga FMN kjo iniciativë e kryeministrit aktual do favorizonte qartësisht botën e krimit që të ardhurat e përfituara ndër vite nga aktiviteti kriminal të pushtojnë ekonominë vendase në mënyrë të ligjshme.
Do godiste biznesin e ndershëm, do kriminalizohej gjithë ekonomia duke ekspozuar vendin si destinacion që favorizon veprimtarinë e grupeve mafioze ndërkombëtare.
Do inkurajohej perceptimi se çdo veprimtari kriminale do amnistohej në të ardhmen”, tha Mea.
Më tej Meta tha se
Dhe BE është e kundërt, pasi do të dëmtonte marrëdhëniet me vendet partnere por edhe ecjen drejt integrimit në BE.
Kjo nuk synon të afrojë kursimet e qytetarëve jashtë vendit por të fus në sistemin bankar dhë të ligjërojë qindra miliona euro evazion nga kompani të ndryshme me bekimin e qeverisë aktuale. Deri tani janë provaur 180 milion euro evazion fiskal me dokumenta. Ka edhe të tjera.
Kjo përpjekje synon ti pastrojë këto vepra penale njëherë e përgjithmonë dhe të shpëtojë përgjegjësinë e qeverisë.