Duke marrë shkas nga numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë që dynden drejt Britanisë së Madhe, por që rrezikojnë të deportohen drejt Ruhandës, vjen një videomesazh nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ nga qyteti Kigali i Ruhandës akuzon qeverinë Rama se nuk ka asnjë plan për shqiptarët që rrezikojnë të deportohen drejt këtij vendi.
REAGIM I SALIANJIT
Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme. Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte “ëndrra” e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike. Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë! Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan! Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!