![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete këtë mbrëmje ne banesën e saj ne Berzhitë. Pas telefonatës së bërë në numrin e Emergjencave, grupi hetimor ka shkuar menjëherë në banesën e 74-vjeçares Fatime Hida ku ajo u gjet e vdekur. Dyshohet se e moshuara mund të ketë rënë pre e grabitësve. “Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore,” bën me dije policia. Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme . Kufoma do të dërgohet për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)