![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ftuar kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni të udhëtojë drejt Kievit.
Këtë e ka bërë vetë të ditur Zelensky përmes një postimi në Facebook. Ai thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Melonin ku e ka uruar për detyrën e re.
Postimi i Volodymyr Zelensky-t:
Gjatë një bisede telefonike me Giorgia Melonin, e urova për detyrën e re si kryeministre e Italisë. Jam besimplotë se do të thellojmë më shumë bashkëpunimin tonë. Ne biseduam për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO, si dhe situatën aktuale në vendin tonë. E ftova Giorgia Melonin që të vizitojë Ukrainën.
Shfaq Komentet (0)