![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Rezultati aktual mes Portugalisë dhe Ganës është 3-1. Ekipi i drejtuar nga Fernando Santos e nisi me “marshin e pestë” sfidën, madje duke rrezikuar portën e mbrojtur nga portieri Ati-Zigi që në minutën e 10-të.
I zakonshmi Cristiano Ronaldo nuk kontrolloi siç duhet një top të dërguar nga Bernardo Silva, me “gardianin” ganez që shpëtoi mkrekullisht portën.
Luzitanët dominuan dhe qarkulluan mirë topin, por kundërshtari dukej i pozicionuar siç duhet, duke mos lënë pothuajse aspak hapësira. CR7 do “tundte rrjetën” por arbitri do anulonte golin për shkak të një faulli.
Në minutën e 64-të, skena do ishte e gjitha për 37-vjeçarin, pas shumë përpjekjesh do vinte goli i parë në këtë botëror për Ronaldon, me penallti.
Festa nuk do zgjaste shumë, pasi ganezët do barazonin me Ayew. Ky barazim do ishte i përkohshëm, Felix riktheu edhe një herë avantazhin për portugezët, ndërsa Leao thelloi shifrat.