Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se për protestën e 6 dhjetorit kanë njoftuar edhe policinë, por siç tha ai, përgjigja që kanë marrë është e diktuar nga kryeministri Rama.
“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar, ne e kishim parashikuar, prandaj thirrëm protestë”.
I pyetur nëse Berisha ka marrë mbështetjen e Metës për protestë, ai u përgjigj:
“Plotësisht, të plotë. Në ndjesitë e mia, kjo është thirrje që është mirëpritur më shumë nga qytetarët në gjithë karrierën time politike. Pse? E gjeni vetë ju”.