Ish-zëvendësministrja Nora Malaj ka reaguar në Facebook në lidhje me sulmin që IKMT-ja ka nisur kundrejtë Prestige Resort gjatë mëngjesit të sotëm. Malaj shkruan se të thuash të vërteten ka kosto në vendin tonë.
Ish-deputetja shkruan se vendi ybë në kohët e fundit, ishtë një ndër vendet e para për turizmin dhe meritë ka edhe Prestige Resort. Malaj po ashtu shton se sulmi është për të iu mbyllur gojën mediave dhe se është turp për ata që e kanë orkestruar këtë skandal.
Postimi i Nora Malaj:
Te thuash te vertetën ka kosto!
Prestig Resort vend krimi??!!
Cfare po ndodhur ne kete fillim muaji?
Zgjohesh ne mengjes dhe mendon që filloj nje muaj , muaji dhjetor, që simbolizon fundin e vitit dhe uron qe ky muaj te jete sa me i mbare , kur papritur sheh se Prestigj Resort është rrethuar me shirita policie , si vend krimi??!!
Jo me larg se dje u promovua që Shqiperia ishte nje nder vendet e para që kishin bumin me te madh te turizmit ne raport me vendet e tjera ne Europe dhe ky sukses i takon edhe Prestig Restortit.
Dje ishte i sukseshem ne radhen e te gjithe hotelerive shqiptare , sot vend i krimi , i rrethuar papritur me shirit?
Pikerisht , daten 1 Dhjetor ne fillimin e muajit që idhet edhe me festave te fundvitit?
Po tani cfare po ndodh ?
Si mundet te trajtohet ne nje shtet “ te se drejtes” ??!! ne kete forme ky subjekt , sikur është vend krimi , që rrethohet me shirit ?
Pse ky aksion i organizuar , duke nxjerr me force nga godina punonjesit e pushuesit , sikur po ndalon kriminelet me te medhenj??
Ku qendron dhe fshihet frikerat qe kane kapur ata qe po e realizojne kete “ aksion” karshi ketij kompeleksi qe sa here qeveria kishte ” litarin me fyt” , ky Resort i është pergjigjur???
Ka frike nga mediat e lire dhe jo nga ato mediat e kapura që bene presion per te mbyllur gojen e se vertetës ?
Ku qendron paniku i atyre që ushtrojne kete veprim policor , te paargumentuar ligjerisht, duke dhunuar institucionin?
Dhe te mendosh qe jemi ne javet e luftes kundra dhunës dhe shohim sesi Shteti vepron kundra ligjit , pa urdhra te shkruara dhe pa asnje dokument !
Sot te Prestig Resort , neser kudo atje ku media thote te verteten .
Shume turp per kedo qe e ka orkestruar kete shfaqe te shemtuar dhe pa dinjitet !
Te thuash të vertetën ka kosto !