Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në Facebook nw lidhje me sulmin e paligjshëm në Prestige Resort, atje ku ka nisur dhe shembja e restorantit.
Sipas Xhixhos, shembja po bëhet në shkelje të ligjit, dhe është sulm i hapur ndaj lirisë së medias
Postimi i Erisa Xhixhos:
Sulmi i radhës ndaj Prestige Resort në shkelje të ligjit, me përdorimin arbitrar të forcave të policisë, nuk është gjë tjetër veçse sulm i hapur ndaj lirisë së medias.
Kjo është një tjetër kambanë alarmi për rënien drastike të standardeve të demokracisë në Shqipëri.
Përpjekja e dëshpëruar e kësaj qeverie për të mbyllur çdo dritare informimi që nxjerr zbuluar abuzimin monstruoz me paratë e taksapaguesve shqiptarë është e destinuar të dështojë!
Abitrariteti policor mbi biznesin dhe intimidimi i mediave nuk i mbulojnë dot megaskandalet e inceneratorëve, PPP-ve apo Portit të Durrësit!