![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Nuk ka vonuar dhe reagimi i kryeministrit serb për vizitën e Presidentit Nishani në Luginën e Preshevës. Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij u shpreh se populli serb nuk trembet nga asgjë, dhe i mirëpret të gjithë ata, që nuk dëmtojnë integritetin e vendit. “Ne nuk jemi të frikësuar nga asgjë, jemi vend i hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Por ata të cilët mendojnë ose guxojnë të dëmtojë integritetin e vendit – përgjigja ime është ; mos e bëni dhe as mos e provoni! Unë mendoj se ne kemi vepruar në mënyrë të mençur dhe racionale. Presidenti shqiptar është pritur si çdo mysafir”, ka thënë Vuçiç. Presidenti Nishani, nisi sot vizitën në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku do të marrë pjesë në kremtimet për 130-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe dhe festimet për Ditën e Mësuesit.