Mirush Kabashi ka elektrizuar Festivalin me interpretimin e poezisë “Demokracia”.
Krahas interpretimit, aktori i mirënjohur pati mundësinë të zhvillojë një intervistë me moderatoren. Duke folur për sëmundjen e rëndë që kaloi, Kabashi nuk mundi mos të ironizonte edhe lajmet e rreme për ndarjen nga jeta. Mes humorit dhe delikatesës në përzgjedhjen e fjalëve, Mirushi tha:
“Pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas”. Vite më parë aktori u përballë me një sëmundje të rëndë. Në disa raste mediat publikuan lajmin se aktori ishte ndarë nga jeta, duke humbur betejën me sëmundjen. Por për fat ky lajm i rremë përgënjeshtrohej shpejt nga familjarët. Sot një nga aktorët më të spikatur të ekraneve tona është rikuperuar dhe madje kemi fatin ta shohim përsëri në skenë, duke interpretuar.