Nëntëmbëdhjetë anëtarë të bandës dhe dhjetë personel ushtarak u vranë në përleshjet pas kapjes së shefit të kartelit meksikan të drogës Ovid Guzman në shtetin verior të Sinaloa, tha të premten ministri i Mbrojtjes i vendit, Luis Crescencio Santoval.
Forcat meksikane të sigurisë arrestuan të enjten Guzman, djalin e baronit të burgosur Joaquin “El Chapo” Guzman. Anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre nisën një sulm ndaj forcave të sigurisë, duke i vënë flakën automjeteve dhe duke bllokuar rrugët në të gjithë shtetin bregdetar të Paqësorit.
Shikoni videon nga momenti i arrestimit
First video of Ovidio Guzmán López after being captured. pic.twitter.com/yzfwi5cGP0
— Kevin smith (@KJ00355197) January 6, 2023
Video shows the moment Mexican security forces captured the son of “El Chapo” Ovidio Guzman-Lopez. pic.twitter.com/B26ZcUyMKf
— 4PLUG (@4PlugHub) January 5, 2023
Dhuna është përqendruar në dhe rreth Culiacan, kryeqyteti i Sinaloa, shtëpia e kartelit të fuqishëm të drogës që “El Chapo” udhëhoqi përpara kapjes së tij në 2016 dhe ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara në 2017.
21 persona të tjerë u arrestuan gjatë operacioneve të së enjtes, tha Sandoval në një konferencë shtypi. Ai tha gjithashtu se nuk kishte raporte për vdekje civile.
Guerra intensa a pós prenderam de novo o Filho do El chapo o Cartel deu 72H pra Soltar ele
Mais uma Vez o NarcoTraf1co mostrando ao Brasil como se faz. pic.twitter.com/bUy9VoBBiw— JOVENS DO NARC0TRAFlCO (@JovensDoCrime) January 6, 2023
This is how the Mexican Army came into Culiacan, Sinaloa to Arrest Ovidio Guzman Last night Son of El Chapo Guzman #Culiacan #ovidioguzmanlopez #MexicanArmy #ChapoGuzmán pic.twitter.com/kToIL2YHzP
— Antonio (@Antonioeljefe19) January 6, 2023
Ovidio Guzmán, 32 vjeç, u arrestua në orët e para të së enjtes, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të bandës Sinaloa, tha Santoval. Guzman u lirua më pas me helikopter nga shtëpia ku u arrestua dhe u transportua me avion (dhe me tensione siç shihet në videon e mëposhtme) në Mexico City, shtoi ministri. Ai tani po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale.
Ndërkohë, forca të shumta sigurie do të qëndrojnë në Sinaloa për të mbrojtur publikun, me 1000 trupa shtesë që do të udhëtojnë sot në rajon, tha Sandoval.
Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se asnjë forcë amerikane nuk ndihmoi në kapjen e Ovidos.
Aeroporti i Culiacan mbeti i mbyllur të premten, thanë autoritetet.
Një përpjekje e dështuar për të arrestuar Ovidin në vitin 2019 përfundoi në poshtërimin e qeverisë së López Obrador, pasi ai operacion provokoi gjithashtu reagime të dhunshme nga anëtarët e kartelit. Më pas Ovidi u lirua shpejt për të shmangur rrezikun e hakmarrjes.