![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka bërë mjaft bujë me lëvizjen e tij në Arabinë Saudite.
Mësohet se Cristiano ka ‘detyruar’ shtetin arab që të ndryshojë ligjin për të favorizuar jetesën e tij me partneren Giorgina Rodriguez, pasi shteti nuk lejon bashkëjetesën jashtë martesës. Por statusi martesor i Cristiano Ronaldo-s ka bërë që shteti saudit të ndryshojë ligjet në fuqi, por vetëm për të.
Në Arabinë Saudite, ligji nuk lejon që një çift i pamartuar të jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi. Për këtë arsye, çiftit i është dhënë një lloj përjashtimi që do t’i lejojë dy të fejuarit të jetojnë së bashku jashtë lidhjes martesore.
Shfaq Komentet (0)