![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pak ditë pas mesazhit që i çoi në “Big Brother VIP Kosova” përmes një video, Keisi i ka bërë një tjetër surprizë Stresit. Ajo i ka dërguar një dron reperit ku dukej fotoja e tyre së bashku dhe mbishkrimi: “Mos u dorëzo shihemi në finale, vetëm bashkë mundemi”
Kështu, ajo i ka lënë të kuptojë se do shkojë ta takojë vetëm po arriti finalen. Padyshim kjo surprizë ka emocionuar dhe lumtuar së tepërmi Stresin i cili u shpreh se ky ka qenë droni më i bukur që i ka shkuar deri më tani.
Stresi që kur hyri në “Big Brother VIP Kosova” u shpreh se ka hyrë me qëllimin për tu rikthyer me ish-partneren Keisin. Ai ka rrëfyer shumë prej saj, mes të tjerash edhe se vuan nga tumori duke deklaruar se “nuk e di sa do jetojë”.
Në videomesazhin e saj Keisi kërkoi privatësi nga ai dhe banorët e tjerë që e kanë përmendur teksa shtoi se me Stresin mbi lidhjen e tyre do flasin kur ai të dalë.