BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kreshnik Spahiu, drekë misterioze me Olta Xhaçkën. Lidra Meidani, kur festat të vijnë në majë të hundës…!

16:00 - 03.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kreshnik Spahiu,një drekë misterioze me Olta Xhaçkën. Juela Meçani përshëndet me dy gishta nga kongresi i Frankofonisë. Islami-Metës: Të lumtë! Ia hodhe, hyre në qeveri. LIdra Meidani Kur festat të vijnë në majë të hundës…!





Kreshnik Spahiu,një drekë misterioze me Olta Xhaçkën
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu është parë pak ditë më parë duke drekuar në një nga restorantet e kryeqytetit me deputeten socialiste, Olta Xhaçka. Takimi mes të dyve u zhvillua në restorantin luksoz “Caminetto d’oro”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Gjatë bisedës, Spahiu dhe Xhaçka kanë konsumuar verë të bardhë dhe kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin. Nënkryetari i KLD-së ishte veshur ‘casual’ me një pulovër me vija ndërkohë që xhaketën e kishte varur në karrigen ku ishte ulur.

Paparaci ynë arriti të shkrepë disa foto të dy personazheve të cilët ishin zhytur në bisedën e gjatë. Pyetja që mbetet është: të ketë qenë ky një takim miqësie apo pune? Ndoshta pas këtij takimi mund të fshihet si qëllim krijimi i një lobingu me të gjitha mënyrat, që të arrihet sa më parë reforma në drejtësi e cila kërkon 84 vota, pra edhe votat e PS-së, sidomos për ligjin për Gjykatën Administrative. Edhe pse posti i Spahiut është jo politik, ndoshta ai ka kërkuar ndihmën e Xhaçkës, si një socialiste dhe specialiste në shkenca politike.


Juela Meçani përshëndet me dy gishta nga kongresi i Frankofonisë
Që kur vuri këmbë në qeverinë Berisha, Juela Meçani duket se ka ndryshuar totalisht format e sjelljes dhe të përshëndetjes. Kjo duket qartazi në foto, me simbolikën e dy gishtave ngritur lart. E pranishme në kongresin e Frankofonisë në Pekin, Meçani ka përfituar nga momenti dhe teksa është shkrepur fotoja, nuk kishte se si të mos ngrinte lart dy gishtat, për të treguar se ajo është një femër e devotshme e qarqeve të ngushta brenda Partisë Demokratike. Ndoshta kjo simbolikë e ka favorizuar që këtë javë të zgjidhet në kryesinë e PD-së për Tiranën dhe ka shumë shanse që me këtë status të miratohet kandidatura e saj në Këshillin Kombëtar.


Islami-Metes: Të lumtë! Ia hodhe, hyre në qeveri
Edhe pse nuk janë një koalicion politik, Kastriot Islami nuk nguron t’i japë dorën zv/kryeministrit Ilir Meta. Duket se pas asaj buzëqeshjeje dhe atij shtrëngim dore fshihet batuta “Të lumtë Ilir, ti ia hodhe, hyre në qeveri”. Nuk bëhet fjalë për xhelozi politike, por për një pozicion që politikanët e PS-së e kanë dashur, por nuk ia arritën. Dhe ministri i Jashtëm nuk ka se si të reagojë ndryshe në këtë situatë, por i shtrëngon dorën. Tani nuk ka më kohë të merret me kritika ndaj Islamit për Kodin zgjedhor. Edhe pse nuk mundi të fitonte aq deputetë sa kishte parashikuar, kreu i LSI-së ia doli mbanë falë koalicionit me Berishën.


Lidra Meidani Kur festat të vijnë në majë të hundës…!
Kur ishte zonja e parë e vendit, detyra ia kërkonte që të ishte në krye të çdo ceremonie, por tani që bashkëshorti i saj nuk është më aktiv në politikë si dikur, edhe Lidra Meidani nuk ndihet njëlloj komode në festa dhe pritje. Edhe pse nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i saj i dikurshëm, ish-zonja e parë duket sikur ndihet paksa në siklet teksa ka shkelur në hyrje të një prej pritjeve ku ishte ftuar. Nga ana tjetër, ish-presidenti Meidani vazhdon të ruajë një qetësi gati olimpike dhe nuk i druhet aspak takimeve me miqtë e vjetër të politikës.
Ky shkrim u botua më  19 dhjetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.