SPORT

Barcelona bën historinë, kthen humbjen 0-4 në fitore 6-1!

22:01 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

https://www.youtube.com/watch?v=kIu9NejFziY




Enrique e tha se do i shënonte 6, por nuk e besuam. Ndodhi e pabesueshmja në “Camp Nou” teksa Barcelona shënoi që minutë të dytë dhe pastaj dy herë të tjera për të shkuar në 3-0. Shpresat u ndezën tek katalanasit por mendoi Cavani t’i fik ato sërish me golin e 3-1, që për Barcelonën do të thoshte një mal për tu ngjitur nga fillimi. Por ata nuk e braktisën besimin…

Pastaj ndodhi e pabesueshmja… 3 gola të tjerë në 7 minutat e fundit (duke përfshirë ato 5 shtesë) dhe historia u prek. Përmbysja e pa parë asnjëherë më parë në këto nivele u rezervua nga Messi & co. Ata që e panë ndeshjen prekën historinë. Në video goli i gjashtë, qershia mbi tortë  e kësaj mbremjeje që nis rrugëtimin e saj drejt e në histori. Një leksion edhe për jetën: Asgjë nuk është e pamundur.

JOQ


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.